Kjo reklamë futi në sherr tre gjigantët e prodhimit të makinave!

Mos i humb

Kompanitë e prodhimit të makinave, pretendojnë se Chevrolet ishte shumë nënçmuese në reklamën e re. Shume kanale televizive e kanë larguar përkohësisht reklamën kontroverse që Chevrolet e ka shpërndarë së fundmi.

Materialet janë konsideruar si nënçmuese dhe jo të sakta, ndërsa adresoheshin të dhëna pa ndonjë burim konkret për makinat e Ford, Honda dhe Toyota. Në reklamë, janë shfaqur tre pronarë të zakonshëm, që thuhet se secili prej tyre e ka nga një makine, prej njëri nga këta prodhues.

Ata janë njoftuar me dobësitë që i kanë makinat e tyre, që thuhej se nuk janë aspak të besueshme, ndërsa më pas atyre iu është dhënë një Chevrolet i ri.

Të tri kompanitë e konsideruan materialin si nënvlerësues dhe angazhuan mbrojtësit ligjorë, që të adresojnë ankesë te autoritet që merren me rregullimin e publiciteteve.

Derisa më tani, reklama është larguara prej shumë kanaleve televizive, si dhe nga Youtube, ndërsa po e largojnë edhe shumë platforma në internet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit