KLGj e KLP, asnjë kandidat nuk siguron 4 vota në Komision, caktohen me short

Mos i humb

N/komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk arriti të zgjedhë me shumicë të cilësuar votash kandidatët që do t’i dërgohen seancës plenare.

Asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte preferencën e 4 prej 5 anëtarëve të n/komisionit. Në zbatim të ligjit, përzgjedhja u bë me short si më poshtë:

Për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit u përzgjodhën:
– Nga radhët e Avokatisë: Arben Vani, Sokol Lamaj
– Nga radhët e pedagogëve: Erion Muharremaj, Ilir Panda
– Nga radhët e shoqërisë civile: Altin Hazizaj

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shorti përzgjodhi:
– Nga radhet e Avokatisë: Kozma Jano, Floreta Gjini
– Nga radhët e pedagogeve: Eneida Sema, Mirela Bogdani
– Nga radhët e shoqërisë civile: Alfred Balla

Lista me kandidatët për KLGJ dhe ajo me kandidatët për KLP duhet të miratohet në seancë me 2/3 e votave brenda 10 ditësh, pra duhet të marrin 93 vota pro.

Gjatë ditës, mbledhja e komisonit ad hoc u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës për listat e propozuara për këto dy këshilla të drejtësisë.

Ulsi Manja i PS-së tha se lista e atyre që plotësojnë kushtet formale ligjore, sipas Sekretarit të Përgjithshëm është automatikisht e miratuar dhe se nënkomisioni mund të marrë nga lista e të skualifikuarve dhe ti kalojë në listën e atyre që plotësojnë kushtet.

Por demokrati Oerd Bylykbashi thotë se detyra e nënkomisionit është të heqë ata që janë vendosur padrejtësisht në listën e atyre që plotësojnë kriteret. “Ligji thotë: “vlerësimi i ONM reflektohet në listën e Sekretarit të Pergjithshem”, ky i fundit nuk mund ta injorojë”, tha ai..

Ndërsa socialistja Vasilika Hysi tha se një e drejtë e tillë për të hequr nga lista nuk ka pasur as në rastin e listave të vetingut.

“Kjo e drejtë për të hequr nga lista nuk ka qenë as në rastin e listave për vettingun. N/komisioni ka të drejtë vetëm të shtojmë, nëse do të biem dakort. Nëse nuk biem dakort, do të hidhet me short”, tha Hysi.

“ONM nuk është si puna e lekut që kur do BSH e zhvlerëson dhe e vlerëson, ONM është si Euro. Kur na duhet ne, ONM del edhe më e fortë se Kushtetuta, përndryshe jo”, iu përgjigj Bylykbashi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit