Klima e biznesit rrit interesin e bizneseve nga Mali i Zi dhe Turqia për investime në Shqipëri

Mos i humb

Në panairin “Klik Ekspo Grup” zhvilluar për 4 ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, morë pjesë sipërmarrje dhe biznese nga më shumë se 20 vende të botës.

Në këtë panair, mori pjese edhe një përfaqësi e sipërmarrjeve nga Mali i Zi, të cilët thanë se panairi ishte një mundësi e mirë për të kontaktuar me dhjetra sipërmarrës shqiptarë, duke shprehur bindjen se në të ardhmen do të investojnë në vendin tonë në disa sektorë.

“Vij nga Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi. Jam për herë të parë në Shqipëri. Kemi marrë oferta në sektorë të ndryshëm për të investuar këtu. Në fushën e turizmit, shërbimeve por edhe në fushën agroushqimore dhe hoteleri. Përshtypjet tona janë pozitive, në fund të panairit do të bëjmë një bilanc”, u shpreh për ATSH përfaqësuesi malazez.

Klimën e biznesit në vendin tonë, e vlerësoi me nota pozitive edhe një sipërmarrës turk, i cili operon në fushën e prodhimeve ushqimore. Sipërmarrësi turk, tha për ATSH vjen për herë të parë në Shqipëri dhe se ky panair ishte një mundësi e mirë për t’u afruar me tregun shqiptar.

“Jam për herë të parë në Shqipëri. Jemi shume të lumtur që jemi këtu, dëshirojmë të investojmë në Shqipëri. Klima e biznesit është pozitive. Ne kemi një sipërmarrje që prodhon produkte ushqimore të cilat shpërndahen në të gjithë Ballkanin por edhe në Afrikë”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit