Klinika shëndetësore e ndërtuar nga TIKA në Arakan fillon ofrimin e shërbimeve

Mos i humb

Klinika shëndetësore Sittwe e ndërtuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në rajonin Arakan të Mianmarit ka filluar me ofrimin e shërbimeve.

Në një deklaratë me shkrim nga TIKA, mësohet se pas sigurimit të pajisjeve shëndetësore ka nisur të ofrojë shërbim klinika shëndetësore Sittwe e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sportit të Mianmarit në kryeqytetin Sittwe të rajonit ndërtimi i së cilës ka nisur në vitin 2017.

Vaksinimi i 60 fëmijëve nga mosha 0-5 vjeç ka qenë aktiviteti i parë i klinikës që ofron shërbim në rajonin ku jetojnë muslimanët e Arakanit të cilët kanë mundësi të kufizuara shëndetësore.

Klinika Sittwe, e cila përbëhet nga 4 njësi kryesore, krahas operacioneve të vogla kirurgjikale do të sigurojë kujdes ambulator, veçanërisht për shëndetin e nënës dhe fëmijës si dhe në shëndetin e përgjithshëm. Nga klinika pritet të përfitojnë më shumë se 20 mijë njerëz në vit.

Shërbimet shëndetësore të ofruara në klinikë do të jenë të arritshme për të gjitha grupet etnike dhe fetare.

Klinika Sittwe do të kontribuojë në pajtueshmërinë dhe në paqen sociale në rajonin ku në 7 vitet e fundit kanë vazhduar konfliktet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit