KLP drejt formimit, zgjidhen 5 anëtarët e parë

Mos i humb

Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht.

Fituesit nga votimi i Prokurorive të Shkallës së Parë kanë dalë: Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan dhe i komanduar që prej dhjetorit 2017 si këshilltar i Arta Markut si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që humbësit nga Prokuroritë e shkallëve të para janë Vate Staka, Besnik Muci dhe Dritan Prenci.

Tashmë priten të zgjidhen edhe 3 anëtarë të tjerë: Nga Prokuroria e Përgjithshme duhet të shpallet një fitues, nga Apeli duhet të shpallen dy fitues.

Tani pritet të numërohen votat nga Prokuroria e Apelit, nga ku pritet automatikisht që fituesit të jenë Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër. Sepse nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Më pas do numërohen votat për prokuroret e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka dhe Kostaq Beluri, të cilët konkurrojnë për një vend për në KLP.

Besnik Cami

Gentian Osmani

Antoneta Sevdari
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit