“Koalicioni i pakicave” pas vendimit të Trump-it për Kudsin

Mos i humb

Pas këtij vendimi të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili e njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, thuhet se kanë ndikuar në masë të madhe “hebrenjtë republikanë” që i sigurojnë mbështetje financiare dhe “të krishterët evangjelikë” që i japin atij mbështetje politike.

Deklarata e Trumpit të mërkurën (6 dhjetor) për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds vazhdon të hasë në kritika serioze si brenda vendit ashtu edhe në opinionin ndërkombëtar.

Vendimi në fjalë, për të cilin thuhet se dëmton interesat kombëtare amerikane dhe mundësitë diplomatike po aq sa edhe paqen e Lindjes së Mesme, theksohet se teksa ai vazhdon të bllokojë rendin botëror, për këtë vendim rritet gjtihashtu edhe debati rreth asaj se si është marrë ky vendim dhe kush është prapa tij.

Nuk reflekton dakordësimin shoqëror

Fakti që vetëm 2 nga 11 kandidatët që u propozuan në Ambasadën izraelite nga republikanët dhe demokratët në SHBA në të kaluarën e kanë mbështetur këtë vendim dhe 120 shkencëtarë që punojnë mbi Izraelin dhe hebraizmin në të gjithë SHBA-në reaguan ndaj vendimit të Kudsit. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Institutit Brookings, miratimi i këtij vendimi vetëm me 31 për qind tregon qartë se vendimi nuk bazohet në një konsensus social.

Mbështetja e kufizuar pas vendimit të diskutueshëm, kur bashkohet me pyetjet si “Pse, Trump, a ka marrë tani këtë vendim?” paraqet një situatë më të komplikuar.

Roli i organizatave republikane hebreje

Duke parë në afërsi procesin pas këtij kompleksiteti, vërehet se institucionet dhe organizatat republikane hebraike dhe sioniste në SHBA ndodhen në ballë.

Organizatat e mëdha hebraike në SHBA, si Komiteti Amerikan i Marrëdhënieve me Publikun për Izraelin (AIPAC), Shoqata kundër Shpifjes dhe Mohimit (ADL), Shoqata e komunitetit Ortodoks të hebrenjve Amerikanë, Koalicioni Republikan Hebre, Organizata Amerikane Sioniste dhe Lëvizja Sioniste Amerikane, me deklaratat e tyre kanë dhënë mbështetje të madhe ndaj vendimit të Trumpit për Kudsin.

Ndikimi i Adelson

Përveç kësaj, Sheldon Adelson, një nga biznesmenët më të pasur hebrenj në SHBA dhe i cili posedon kazino të shumta, ka dhënë një mbështetje të fortë për Trumpin në periudhën e fushatës zgjedhore si një nga emrat në krye të Koalicionit Republikan Hebre. Sipas të dhënave, Adelson dhe gruaja e tij Miriam Ochsorn kanë qenë ndër donatorët më të mëdhenj në kategorinë individuale të Trump me një total prej 83 milionë dollarësh.

Për Adelson, i cili gjithashtu është i njohur për dhurimin e tij prej 5 milionë dollarë përnjëherësh në komisionin e ceremonisë së betimit të Trumpit më 20 janar, në gazeta të ndryshme më 19 prill ishte pretenduar se “Adelson kishte kërkuar nga Trump që të ndalonte lojërat online të kazinove dhe të zhvendoste ambasadën e SHBA-ve në Kuds”.

Çifti Adelson-Ochsorn, të cilët u takuan me Trump në Las Vegas në tetor, shprehën gjithashtu në kanalin izraelit Channel 2 shqetësimin për mos zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds.

Poashtu edhe koalicioni hebraik republikan që është i njohur si organizatë e financuar nga Adelson, të enjten më 7 dhjetor, në New York Times, shpalli njoftimin me faqe të plotë “Presidenti Trump: Ju premtuat. Ju e keni përmbushur premtimin”.

Mbështetje e kufizuar nga demokratët hebrenj

Ndërsa nga ana tjetër, organizatat hebraike, të cilat janë më afër linjës demokratike dhe liberale theksuan se “paqja në Lindjen e Mesme dhe një pajtim i mundshëm izraelito-palestinez është hedhur në zjarr me këtë vendim”.

Edhe organizata hebraike “J Street” efektive në SHBA ka paralajmëruar se me këtë vendim procesi i paqes në Lindjen e Mesme, i cili tashmë është në një ekuilibër mjaft të ndjeshëm, mund të rrënohet dhe se ky vendim nuk do të shërbejë asgjë tjetër përveçse Izraeli të jetë edhe më i huaj për arabët në rajon.

Rabini Rick Jacobs, kreu i “Judaizmit Reformist të Bashkuar”, theksoi se ata në përgjithësi e mbështesin vendimin për Kudsin, por që ky vendim i marrë pa ndonjë proces paqesor, do të shkaktonte më shumë dëm se sa të mira.

Ish-senatori i Vermontit, Bernie Sanders, i cili është gjithashtu një nga figurat më të rëndësishme të demokratëve hebre, ka reaguar ashpër dhe ka paralajmëruar se vendimi do të rrisë zjarrin në Lindjen e Mesme.

Anëtarët e Kongresit Republikan mbështetje të plotë

Kur shohim tablonë në Kongresin amerikan, mund të thuhet se veçanërisht emrat republikanë dhanë mbështetje të rëndësishme për vendimin e Trumpit, ndërkohë që mbështetja midis anëtarëve të Kongresit Demokratik ishte mjaft e kufizuar.

Në listën e “mbështetësve” të njohur për publikun ditën e enjte nga Shtëpia e Bardhë u tha se lista përbëhej kryesisht nga emra republikanë.

Në listë përfshiheshin emra të rëndësishëm të republikanëve si Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, lideri i shumicës së Dhomës së Përfaqësueve, Kevin McCarthy, auditori i Partisë të Dhomës Parlamentare, Steve Scalise, kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Bob Corker, kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Ed Royce, Senatori i Arizonës, John MekKein, senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham dhe senatori i Floridas, Marco Rubio.

Në mesin e demokratëve kanë qenë më të pakët emrat që kanë dhënë mbështetje për vendimin e Trumpit në krahasim me republikanët nga të cilët emrat që kanë kryesuar nga demokratët kanë qenë auditori i Partisë Demokrate të Dhomës Parlamentare, Steny Hoyer, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, deputetët demokratë Brad Schneider dhe Nita Lowey.

Të krishterët evangjelikë dhe Pence

Në vendimin e Kudsit, po aq sa qarqet republikane hebreje, nënvizohet se ka luajtur rol të rëndësishëm edhe ndikimi politik i të krishterëve evangjelikë dhe zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.

Pence i cili është një evangjelik i theksuar ka qenë shumë efektiv në marrjen e mbështetjes së këtyre qarqeve gjatë fushatës zgjedhore ku ai gjatë kësaj fushate ka luajtur një rol të rëndësishëm që Trump të përmbushte premtimin e dhënë se “do të njihte Kudsin si kryeqytet të Izraelit”.

Gjtihashtu Pence i cili në Shtëpinë e Bardhë është dora e evangjelikëve që besojnë se “Kudsi i përket plotësisht izraelitëve”, vlerësohet si një emër pas skenës me peshë mbi Trumpin. Në shumë lajme të medias amerikane është tërhequr vëmendja se Pence ka një ndikim të pamohueshëm në vendimin e Kudsit.

Ndër të tjera është theksuar gjithashtu se Trump dëshiron të marrë mbështetjen e evangjelikëve dhe në përgjithësi të hebrenjve për zgjedhjet e përkohshme në Kongresin e SHBA-ve në nëntor 2018.

Edhe hebreu Jared Kushner, kryekëshilltari dhe dhëndërri i Trumpit me qëndrimin e tij se “Njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit nuk do të dëmtojë procesin e paqes”, tregon se ofron mbështetje indirekte ndaj vendimit të Trumpit.

Trump e ka “paguar borxhin e tij”

Presidenti amerikan Trump i cili në mbledhjen vjetore të AIPAC më 21 mars në Washington DC dha premtimin se do të njihte Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” thuhet se me këtë hap e ka “paguar borxhin” e tij ndaj qarqeve republikane hebreje, ndaj qarqeve kristiane evangjelike por edhe ndaj emrave si Adelson që kanë siguruar financime të rëndësishme për të.

Por, se çfarë rezultatesh do të lindin nga kjo kosto rajonale dhe ndërkombëtare si dhe çfarë pasojash do të sjellë ky hap, i cili shkatërron të gjitha balancat në paqen e Lindjes së Mesme dhe se si do të ndikojë në administratën e Trumpit, do të jetë një nga diskutimet më të rëndësishme në periudhën e ardhshme./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit