Koalicioni në Gjermani, socialdemokratët para Kongresit

Mos i humb

600 delegatë nga partia social demokrate e gjermanisë do të mblidhen në qytetin e bonnit të dielën në kongresin e posacëm të partisë.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek pika e vetme e axhendës; votimi për ti dhënë udhë negociatave zyrtare për krijimin e një koalicioni me kristian demokratët e kancelares angela merkel dhe partisë simotër të tyre unionit kristian social. Vetëm gjashtë javë më parë, socialdemokratët votuan për të lejuar fillimin e bisedimeve eksploruese. Këtë radhë, cështja është më vendimtare.

Nëse votohet pro, gjermanët do të mund të marrin frymë lirisht e ndoshta do të ketë edhe festime. Po mbushen thuajse katër muaj që nga zgjedhjet federale në gjermani, ku mbështetja për dy partitë më të mëdha në vend ra ndjeshëm, cka e la merkel me një dilemë matematike dhe ideologjike në përpjekjet e saj për të krijuar një qeveri të re. Bisedimet me partinë e lirë demokratike dhe të gjelbrit dështuan, duke lënë përpara dy opsione, rikthimin tek koalicioni i madh, ose zgjedhjet e parakohëshme…

Koalicioni i madh e ka qeverisur gjermaninë për katër vitet e shkuara por pas performancës më të dobët të social demokratëve në zgjedhje që nga lufta e dytë botërore, Martin Schulz deklaroi daljen në opozitë. Por nën presionin e presidentit Frank Valter Shtejnmejer, që i kërkoi politikanëve kryesorë të vendit të mos e conin gjermaninë sërish në zgjedhje, Schulz filloi të ndryshonte tonet.

Me partinë që ndodhet në nivele të ulëta mbështetjeje, atij sigurisht nuk i leverdisnin zgjedhjet e reja. Opsioni më i mirë mbetej një tjetër koalicion i madh, i cili, po bëhet një lloj status quo-je në politikën gjermane por që në një masë të gjerë konsiderohet si një pengesë për debatin e hapur dhe reformat reale. Se si do të votojnë social demokratët mbetet për tu parë, por cfarëdo që ata të zgjedhin, thonë analistët, sërish nuk do të jenë të fituar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit