Kodheli-Zaharieva: Pakicat bullgare, moment kyç mes dy vendeve

Mos i humb

Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme Mimi Kodheli ka marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që po zhvillohet në Sofje.

Ajo është takuar me zv.kryeministren për Reformën Gjyqësore dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva. Gjatë takimit u vlerësua niveli i lartë i marrëdhënieve dypalëshe, me synimin e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në projektet ekszistuese.

Zaharieva nga ana e saj nënvizoi prioritetin e presidencës së Këshillit të Ministrave të BE-së në procesin e zgjerimit.

Znj. Kodheli e njohu ministren me hapat e ndërmara nga Shqipëria dhe reformat e realizuara në vend në kuadër të integrimit në BE, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e Shqipërisë.

Miratimi i ligjit për pakicat kombëtare dhe njohja e pakicës bullgare nga shteti shqiptar u vlerësua si një moment kyç që tregon edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe krejt miqësore midis dy vendeve tona./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit