“Koha i jep hakun gjithsecilit”, Ralf Gjoni: Mbaroi tribalizmi, PD e LSI sot pranuan institucionin e Kuvendit

Mos i humb

Deputeti Ralf Gjoni me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se koha gjithmonë tregon të vërtetën dhe i jep hakun gjithë-secilit.

Gjoni thekson se sot mbaroi tribalizmi, ndërsa thotë se PD e LSI pranuan institucionin e Kuvendit.

Postimi i Ralf Gjonit:

MIRËSEERDHËT! Ja pra që koha i jep hakun gjithsecilit dhe qartëson gjithçka!

Kur vendosa të marr mandatin e deputetit, kisha në mendje pikërisht atë që ndodhi sot. E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet.

Ndaj dhe aksioni im i ka shërbyer mbajtjes në këmbë të institucionit të parlamentit. Atë institucion të cilin sot PD dhe LSI e pranuan jo vetëm si legjitim por edhe si instrumentin e vetëm për zgjidhjen e krizës që ata vetë krijuan. E pra, koha më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Tani le të mos t’a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë e tyre evropiane dhe detyra jonë është t’ia mundësojmë këtë aspiratë. Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!

P.S. By the way – Mirë se erdhët përsëri në institucione kolegë…

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit