“Koka e PYD/PKK duhet të këputet në Afrin”

Mos i humb

Familjet siriane me origjinë kurde të cilat janë strehuar në Turqi për shkak të luftës së brendshme në vendin e tyre dhe të cilët janë të frikësuar se terroristët e PYD/PKK-së që ushtrojnë presion në rajon ua marrin fëmijët me detyrim për të luftuar, kanë frikë të kthehen në atdheun e tyre të cilin e duan shumë.

Siriani 67 vjeçar Ibrahim Abdullah thotë se me famijen e tij me 10 fëmijë është strehuar 2 vite më parë në Turqi pasi është burgosur nga PYD/PKK-ja për shkak se ka kundërshtuar të marrë pjesë në luftën e brendshme në vendin e tij. Ai është një nga mijëra refugjatë me origjinë kurde që është përballur me diskriminimin e terroristëve të PYD/PKK-së.

Abdullah tha se njëri nga djemtë e tij është plagosur në këmbë për shkak se ka kundërshtuar organizatën terroriste që të shkojë në luftë, ndërsa djali tjetër është i burgosur që prej 2 vitesh.

Duke bërë të ditur se familja e tij mbijeton falë mikpritjes së qytetarëve turq në qytetin Şanlıurfa, Abdullah jeton me ëndrrën kur ai do të kthehet në shtëpinë e tyre dhe duke pritur që të përfundojë sa më parë terrori dhe presionet e organizatës terroriste PYD/PKK në vendin e tyre.

– “Është një kancer për Sirinë”

Në një prononcim për AA-së Ibrahim Abdullah, thekson se japin mbështetje të plotë ndaj operacionit “Dega e Ullirit” që Forcat e Aramtosura të Turqisë (TSK) kanë nisur në rajonin Afrin të Sirisë kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Sipas tij, organizatat terroriste kanë rrënuar e shembur shumë qytete nën Siri. Abdullah thotë se organizatat terroriste PYD/PKK me DEASH-in janë dy fytyra të ndara të një plani në Siri.

“PYD/PKK është një kancer për Sirinë, këto duhet t’i eliminojmë. Koka e PYD/PKK-së ndodhet në Afrin, krahët në Ajn-el Arab, ndërsa këmbët në Haseke. Koka e PYD/PKK duhet të këputet në Afrin. Ata që tani qajnë për Afrinin përse më parë nuk kanë qarë për Heseke-n dhe Rakka-n?. Qytetet u shkatërruan, qindra persona u deportuan ndërsa tani qajnë për Afrinin, të njëjtën gjë përse nuk e bëtë në Rakka dhe Haseke?. Qytetarët kurdë në afrin janë vëllezërit tanë, arabët dhe kurdët në Afrin nuk janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Persektutimin e vërtetë të PYD/PKK-së në Afrin po e vuajnë qytetarët tanë që ndodhen aktualisht atje”, u shpreh Abdullah duke shtuar se PYD/PKK dëbon qytetarët me origjinë arabe, turke dhe kurde të cilët nuk janë në të njëjtin mendim me të.

Ai tregon se ishte burgosur nga organiazata terroriste PYD/PKK. “PYD/PKK më ka marrë vëllain dhe djemtë e mi. Jam larguar nga ai persekutim atje dhe kam ardhur këtu”, tha Abdullah.

– “Me ardhjen e Turqisë eliminohet persekutimi”

Gjithashtu edhe Abdullah Nuri një nga refugjatët me origjinë kurde është një baba i cili ka vuajtur duke humbur dy djemtë e tij nga persekutimi i PYD/PKK-së, dhe i cili më pas është strehuar në Truqi duke vazhduar jetën me 4 fëmijët e tij të tjerë.

Babai Nuri i cili njërin prej djemve e ka humbur nga pulmbat e tradhtarëve terroristë në qytetin Rasulajn dhe djalin tjetër në Rakka, që prej afërsisht 2 vitesh po pret në qytetin e sigurtë dhe më të afërt kufitar Şanlıurfa kthimin në vendin e tij.

“Pasi u larguam jemi strehuar në Turqi. Shpresojmë që me operacionin ‘Dega e Ullirit’ të vendoset rendi në vendin tonë dhe të shpëtojmë nga persekutimi i PYD/PKK-së. Nëse arrihet në rezultat si në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ shumë refugjatë do të kthehen në vend pasi të vërejnë sigurinë e jetës dhe pronës si rezutlat i operacionit ‘Dega e Ullirit’. Falënderojmë Republikën e Turqisë dhe popullin turk që na ndihmojnë në këtë luftë. Nëse Turqia nuk do të ishte, kjo luftë do të vazhdonte të zgjatej për vite. Kjo luftë ka zgjatur shumë por po të mos ishte Turqia askush nuk do të na shpëtonte neve. Me ardhjen e Turqisë eliminohet persekutimi”, tha Nuri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit