Kolonët hebrenj i vënë zjarrin shtëpisë së një familjeje palestineze

Mos i humb

Kolonët hebrenj fanatikë i kanë vënë zjarrin një shtëpie të një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor të rrethuar.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, ngjarja ka ndodhur në qytezën Duma në jug të qytetit Nablus.

Një pjesë e madhe shtëpisë është dëmtuar si pasojë e zjarrit ndërkohë që pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa lëndime.

Javëve të fundit, kolonët hebrenj kanë ndërmarrë sulme të shumta raciste ndaj automjeteve të palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Një foshnjë dhe dy fëmijë palestinezë kanë rënë dëshmorë pasi kolonët hebrenj i kishin vënë zjarrin një shtëpie palestineze në të cilën ndodheshin në vitin 2015 në Duma./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit