Kolonët hebrenj kryen bastisje në Al Aksa

Mos i humb

Një grup i kolonëve hebrenj nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë kryer bastisje në Al Aksa.

Zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firas Dibs në një deklaratë për media tha se “Dhjetëra kolonë hebrenj nën mbrojtjen e Izraelit kanë hyrë në Al Aksa nga porta Megaribe”.

Sipas tij, kolonët hebrenj po i kryejnë ritualet e tyre fetare në oborrin e Al Aksës. Dibs theksoi numrin e madh të policëve izraelitë të cilët kanë hyrë në oborr për mbrojtjen e kolonëve.

Qeveria e Izraelit që nga viti 2003 e deri më tani vazhdon të lejojë hyrjen e kolonëve hebrenj në oborrin e Al Aksës, nën mbrojtje të policisë, kurse kohë pas kohe vendos kufizime të moshës për hyrjen e muslimanëve.

Organizata dhe politikanë të shumtë radikalë të Izraelit bëjnë thirrje për hapjen e Harem-i Sherifit për t’i kryer adhurimet ku besojnë se aty ndodhej një tembull hebre, i cili është rrënuar dy herë më parë.

Mesxhid-i Aksa, i cili ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim është kibleja e parë e muslimanëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit