Kolonët hebrenj sulm racist në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Kolonët hebrenj në Bregun e okupuar Perëndimor kanë dëmtuar disa shtëpi dhe automjete të palestinezëve, si dhe kanë brohoritur slogane raciste.

Gassan Daglas, përgjegjës për dosjet e vendbanimeve kolone pranë qeverisë palestineze, për AA tha se një grup kolonësh hebrenj kanë shpuar gomat e disa automjeteve të palestinezëve në vendbanimin Xhejb të Nablusit dhe në to kanë shkruar slogane raciste si “Vdekje për arabët dhe muslimanët”.

Daglas tha se poshtë mbishkrimeve raciste gjendet firma e organizatës radikale hebreje “Tedfiu Semen” (Paguaj Çmimin).

Daglas poashtu njoftoi se një grup tjetër kolonësh hebrenj kanë hyrë në vendbanimin Avreta në jug të Nablusit, ndërsa pas kryerjes së disa riteve fetare në disa objekte historike kanë shkruar slogane raciste në muret e shtëpive të palestinezëve.

Organizata radikale “Tedfiu Semen”, e cila njihet për sulmet ndaj pronave të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, kryen sulme të ngjashme edhe në fshatrat dhe qytetet palestineze në Izrael./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit