Kolumbi, 14 persona humbën jetën nga përmbytjet

Mos i humb

Në sezonin e dytë të reshjeve të shiut në Kolumbi si pasojë e përmbytjeve deri më tani kanë humbur jetën 14 persona.

Në një deklaratë me shkrim nga Asociacioni Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Rreziqeve (UNGRD) lidhur me reshjet e shiut të cilat janë efektive në gjithë shtetin dhe priten të vazhdojnë deri në mesin e muajit dhjetor, thuhet se në sezonin e dytë deri më tani kanë humbur jetën 14 persona dhe se 3 të tjerë llogariten si të zhdukur për shkak të fatkeqësive si përmbytjet dhe dalja e lumenjve nga shtrati.

Nga këto fatkeqësi janë prekur 138 vendbanime, 870 hektarë tokë bujqësore, janë shkatërruar plotësisht 50 shtëpi dhe janë dëmtuar 300 të tjera në rajonet administrative si Cundimarca, Antioquia, Tolima, Cesar, Risaralda, Quindio dhe Cauca.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar nga fatkeqësitë janë prekur 237 qytete ndërsa 51 persona kanë humbur jetën. Masat e marra dhe paralajmërimet e hershme kanë ndikuar në uljen e fatkeqësisë për 42 për qind.

Sezoni i dytë i të reshjeve i cili nis në mesin e muajit shtator vazhdon të ndikojë në të gjithë vendin.

Dy javë më parë lumi La Paile në zonën rurale të qytetit Corinto doli nga shtrati për shkak të reshjeve, ku 5 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën.

Në sezonin e parë të reshjeve të paktën 370 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në rajone të shumta të Kolumbisë, duke filluar nga qytetet Mocoa dhe Manziles./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit