Kolumbi, 4 të vdekur nga rrëzimi i një avioni trajnues

Mos i humb

 

 

Katër persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël të forcave të sigurisë të Kolumbisë.

Sipas një njoftimi me shkrim nga policia e Kolumbisë, avioni i tipit Beechcraft C-99 ka rënë në afërsi të Aeroportit Perales në Ibague, kryeqytetin e rajonit administrativ Tolima.

Aksidenti ka ndodhur teksa avioni po bënte manovra, ndërsa i gjithë ekuipazhi prej 4 personash humbi jetën, që përbëhej nga një major, një kryekomisar dhe dy togerë, thuhet në njoftim.

Policët kanë qenë duke bërë fluturim trajnues gjatë natës. Autoritetet kanë nisur hetim në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Dy javë më parë, edhe në qytetin Cali ishte rrëzuar një avion akrobatik ushtarak gjatë zbritjes, me çka dy ushtarë kishin humbur jetën.

Ndërkaq, në fillim të muajit prill, një avion i vogël i tipit Cessna 172 ishte detyruar të bënte zbritje të detyrueshme për shkak të reshjeve të dendura, 74 kilometra larg kryeqytetit Bogota, por pa shkaktuar viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit