Komandant Malisheva: Dikush na tradhtoi në Kumanovë!

Mos i humb

Gazeta Bota sot, për herë të parë boton letrën ekskluzive të Muhamet Krasniqit- Komandant Malishevës për luftimet në Kumanovë.

Cili ishte ideali I ish-ushtarëve të UÇK-së që morën armët dhe u nisën për në Kumanovë?
Ku janë takuar dhe si kanë bërë plane për të nisur konfliktin në Maqedoni?
Me cilët diplomatë amerikanë është takuar Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj para se të shpërthente
konflikit në Maqedoni?
Cila ka qenë kërkesa e amerikanëve për grupin e Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt? A u bindën
amerikanët se ky grup nuk kishte lidhje me ISIS-in?
Sa orë para konfliktit Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë takuar më agjentët e sigurimit
shtetëror maqedonas?
Sa orë ka zgjatur takimi i Rizajt e Ndrecajt me agjentët maqedonas dhe kush e ka inçezuar
këtë bisedë?
Çka ka biseduar Mirsad Ndrecaj me Ali Ahmetin përmes telefonit?
Sa shqiptarë të Maqedonisë e sa të Kosovës morën pjesë në luftimet në Kumanovë?
Si arritën të largohen nga luftimet shqiptarët e Maqedonisë dhe si u zunë në grackë luftëtarët
nga Kosova?
A u tradhëtua grupi i Kumanovës dhe kush e shiti idealin për lirinë e shqiptarëve të
Maqedonisë?
Pse shteti i Kosovës nuk po bën asgjë për shqiptarët e arrestuar për rastin e Kumanovës, që
po gjykohen në Maqedoni.
Për të gjitha këto dhe mjaft detaje të tjera, lexojeni letrën e Muhamet Krasniqit të cilën e ka
siguruar gazetën Bota Sot, dhe kuptojeni të vërtetën e konfliktit në Maqedoni…

Konflikti që nisi në mëngjesin e hershëm të 9 majit të vitit 2015 përveç se la të vrarë 10
shqiptarë, të arrestuar mbetën edhe 28 luftëtarë të tjerë, kryesisht nga Republika e Kosovës.
Konflikti i armatosur në Kumanovë edhe më tutje vazhdon të mbetet një mister i përgjakshëm
për shqiptarët jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë. Gjatë këtij konflikti por edhe pas
përfundimit të tij, në opinion dhe në medie u lansuan interpretime të ndryshme, për
prapavijën e këtij konflikti, për udhëheqësit dhe luftëtarët që morën pjesë në këtë konflikt dhe
për pasojat e luftimeve në Kumanovë.
Në të gjitha këto reagime, më të viktimizuar u trajtuan ata që u vranë dhe ata që u arrestuan
nga policia maqedonse. Të vrarët u varrosën dhe pothuaja u harruan ndërkaq të arrestuarit po
vazhdojnë të mbahen prapa grilave të burgjeve në Maqedoni duke u trajtuar në fillim me
metoda mizore, në ndërkohë që Prokuroria e shtetit e Maqedonisë tashmë ka ngritur aktakuzë
kundër 28 të arrestuarve të akuzuar për terrorizëm kundër shtetit maqedon.
Atje, në burgjet e Maqedonisë, në burgun e Shutkës, dhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit
po mbahen këta shqiptarë të arrestuar:
Enver Klain, qytetarë i Kosovës njëkohësisht shtetas i Gjermanisë
Landrit Rustemi, i lindur më 24 janar 1991
Hjarush Avdia, i lindur më 20 janar 1974
Betim Kabashi, i lindur më 4 janar viti 1992
Shefqet Hallaqi, i lindur më 31 korrik viti 1981
Bek Bajra, i lindur më 16 shtator viti 1979
Fatmir Reçica, i lindur më 01 maj 1986
Fadil Elshani, i lindur më 6 nëntor viti 1975
Ardian Bujari i lindur me 16 dhjetorë 1975
Esat Kafexholli, i lindur më 25 mars të vitit 1985
Lirim Krasniqi, i lindur më 10 shtator të vitit 1989
Valdet Zekaj, i lindur më 9 korrik të vitit 1978
Mirsad Qerimi, I lindur më 25 nëntor rë vitit 1986
Demë Shehu, i lindur më 20 prill të vitit 1980
Sami Ukshini, i lindur më 15 tetor të vitit 1967
Genci Sefa- i cili është nga Lushnja por ka shtetësi të Kosovës i lindur më 18 prill të vitit 1973,
Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970
Bajram Elshani, i lindur më 15 korrik të vitit 1987
Cila është e vërteta e luftimeve në Kumanovë, rrëfim ekskluziv i Komandant Malishevës –
Muhamet Krasniqit – Andit
Muhamet (Andi) Krasniqi i njohur si Komandant Malisheva ka marrë pjesë në të gjitha luftimet
në uniformë të UÇK-së. 14 vjet më parë ka luftuar edhe në Maqedoni.
Kur është arritur Marrëveshja e Ohrit, ka zhveshur uniformën e UÇK-së dhe i është kthyer
familjes, punës, biznesit. Ka krijuar familje…
Por ai dhe bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së në Kosovë e në Maqedoni, janë ndjerë të
indinjaur nga zhvillimet në Maqedoni, përkatësisht nga mospërmbushja e Marrëveshjes së
Ohrit dhe nga diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni në të gjitha sferat e jetës. Muhameti dhe
bashkëluftëtarët e ndjeheshin të zhgënjyer më kastën politike shqiptarë në Maqedoni. Disa
herë kishin shprehur revoltën e tyre në takime me politikajt shqiptarë të Maqedonisë por
asnjëherë nuk ishin përmbushur kërkesat e tyre.
Një ditë, durimit të tyre u erdhi fundi. Të gjitha rrugët i qonin drejt armëve…
Liria u kërkonte edhe një sfidë…Kumanova ishte caku dhe qëllimi i tyre. Andi Krasniqi ose
Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970 ishte në kontakt të përhershëm me Mirsad Ndrecaj– 1979 Beg Rizaj – 1977 si dhe me mikun e tij (vëllain e bashkëshortes) Arben Rexhajn.
Një ditë, në javën e parë të majit të vitit 2015, Muhamet Krasniqi ishte larguar “për pak ditë
nga Kosova”. Një miku dhe bashkëpunëtori të tij i kishte dhënë telefonin dhe dokumentet e
identifikimit që t’ia sillte në shtëpi. Bashkë me mikun e tij Arben Rexhajn dhe 28 luftëtarët e
tjerë ia kishte mësyrë Kumanovës…
Atje Arben Rexhaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tjerë gjetën vdekjen, u vranë në dyluftime me
Njësitë Speciale të policisë maqedonas.
Atje, u arrestuan Muhamet Krasniqi dhe 18 bashkëluftëtarët e tjerë.
Muhamet Krasniqi sot gjendet në vuajtje të dënimit në burgun e Prilepit. Atje po pret të fillojë
gjykimi dhe ta thotë të vërtetën e konfliktit në Kumanovë.
Por ai prej atje ka shkruar një letër për opinion shqiptar kudo që është dhe ku do që jeton.
Në këtë letër, origjinalin e të cilit e ka siguruar gazeta Bota sot, Muhamet Krasniqi shkruan për
motivet që e shtynë të marrë përsëri armët në dorë, luftimet me Njësinë speciale
maqedonase, tradhëtia që ua bë këtyre luftëtarëve, drejtësia e munguar dhe mungesa e
përkrahjes institucionale jo vetëm nga lidershipi shqiptar në Maqedoni por edhe ai në Kosovë.
Muhamet Krasniqi dhe 18 bashkëluftëtarët e tjerë ndjehen të harruar, të injoruar, të zhgënjyer. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit