Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës u bë në kohën e gabuar

Mos i humb

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario është deklaruar rreth themelimit të ushtrisë sëKosovës.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëKosovë nëse stabiliteti i rajonit është i kërcënuar, shkruan “Pobjeda”.

Në një intervistë dhënë për mediat serbe,komandanti D’Addario, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është në përputhje me Rezolutën 1244, Rezolutë kjo që sipas D’Addarios ia mundëson KFOR-it që të përkujdeset për sigurinë e popullit në Kosovës. Dhe duke u bazuar në mandatin eKFOR-it, ai ka thënë se ky mision është i gatshëm që të ndërhyjë në Kosovë kurdo që vihet në pikëpyetje stabiliteti i kësaj zone.

Në këtë intervistë, komandanti LorenzoD’Addario ka folur edhe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij,vendimi i autoriteteve kosovare për formimin e ushtrisë është marrë në kohë të gabuar, “Si komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë, unë dua që të vazhdojë përpjekjete paraardhësit të tim, duke përmbushur mandatin në përputhje me Rezolutën 1244të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshme, paqësore dhe multi-etnike për të gjithë qytetarët nëKosovë.

Kurmora detyrën e komandantit të 23-të të KFOR-it, ishte nderi më i madh i jetës sime profesionale dhe këtë post e kam kuptuar si një privilegj i madh. Motoja jonë, pra motoja e KFOR-it është “Përkushtim i vazhdueshëm”, dhe arsyeja e kësaj motoje ka qenë për të theksuar përpjekjet e 28 vendeve partnere tëNATO-s. Në këtë frymë, motoja jonë i referohet vizionit të përbashkët, qëllimittë përbashkët dhe përqendrimit në të ardhmen e përbashkët”, deklaroi LorenzoD’Addario.

I pyetur në lidhje me themelimin e ushtrisë së Kosovës, Lorenzo D’Addario deklaroi se autoritetet e Kosovës e kanë marrë një vendim të tillë në kohë të gabuar.

“ KFOR-i nuk është i përfshirë në politikë, por unë po i përsëris pikëpamjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cilitha se “ Kosova në parim ka nevojë që të vendos për tranzicionni e Forcave të Sigurisë së Kosovës, por në mënyrë të qartë kemi thënë se ky vendim vjen në kohën e gabuar”, deklaroi Lorenzo D’Addario.

Edhe pse D’Addario u pyet në lidhje me përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për ushtrinë, ai tha se KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike dhe se roli i këtij misioni nuk ndryshon.

“KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike apo punën e qeverive. Sa për KFOR-in, ne nuk kemi ndryshuar rolin tonë. Prania eKFOR-it në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit tëOKB-së, që do të thotë, do të vazhdojë me sigurimin e mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe ne do të jemi të gatshëm për të ndërhyrë sa herë që pyeti stabilitetin e kësaj zone”, deklaroi tutje komandanti D’Addario,transmeton lajmi.net. Në këtë intervistë i pari i KFOR-it në Kosovë, LorenzoD’Addario, ka thënë se KFOR-i mbetet i angazhuar për sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit