Kombinimi i qumështit me mjaltin sjell këto efekte!

Mos i humb

Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti shumë të mira për organizmin e njeriut.

Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart. Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë.Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit. Njihuni me to:

  1. Pastron lëkurënPërzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.
  2. Lehtëson tretjenQumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.
  3. Ndikon në qëndrueshmëriQumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.
  4. Forcon kockatMjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.
  5. Lufton pagjumësinëKonsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.
  6. Ngadalëson plakjenKombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.
  7. Ka veti antibakterialeKonsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve./Kosova Post/
Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit