Komisioni Europian hodhi poshtë buxhetin italian

Mos i humb

Komisioni Europian ka hedhur poshtë propozim buxhetin e Italisë për vitin e ardhshëm, duke pohuar se deficiti dhe shpenzimet e saj nuk do të mbajnë borxhin italian në nivelin aktual.

Në këtë mënyrë për herë të parë në histori ndodhë që një organ ekzekutiv i Bashkimit Europian të refuzojë buxhetin e ndonjë shteti anëtar.

Komisioni Europian dëshiron që Qeveria e Italisë të hartojë propozim të ri të buxhetit, pasi pala italiane hodhi poshtë kritikën e Komisionit Europian dhe gjykoi se niveli i këtillë i shpenzimeve është i domosdoshëm për të aktivizuar ekonominë e saj.

Komisioni Europian i ka dhënë Italisë kohë tre javë që të miratojë propozim të ri. Të dyja palët tashmë disa javë kontestojnë rreth buxhetit, por Pierre Moscovici, komisari europian për çështje ekonomike dhe financiare, gjatë fundjavës deklaroi se dëshirojnë të evitojnë konflikt të madh me ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit