Komisioni nuk do të krijojë “lehtësi” për rastin Maxhuni

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe nënkryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se vendimi për “shkarkimin” e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit do të merret, nëse Policia e Kosovës e konfirmon se dikush nga institucioni i AKI-së, ka ndërhyrë në rastin e djalit të tij.

“Do të kërkojmë raport nga Policia e Kosovës, si dhe do të kërkojmë sqarim për dilema ose dyshime nëse ka pasur tendencë për tu ndryshuar raporti i Policisë, do të thotë nëse ka pasur ndërhyrje nga institucioni i AKI-së mbi rastin. Ne ushtrojmë kontroll demokratik mbi institucionin me e pa se deri ku ka ardhur procesi, nëse e shohim se Shpend Maxhuni ka pasur dorë në këtë rast ne do të marrim vendimin për hapa të mëtutjeshëm”, tha Musliu duke shtuar se komisioni do ta vërtetojë lajmin dhe informacionin që do të vijë nga Policia e Kosovë dhe komform përgjegjësive ligjore do të vendosim mbi këtë rast./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit