Ballina Teknologji Kompania kineze la pas Facebook-un me rritjen e vlerës

Kompania kineze la pas Facebook-un me rritjen e vlerës

27
0
SHPËRNDAJE

Kompania kineze Tencent, e cila është pronare e aplikacionit të rrjetit social dhe pagesave mobile WeChat, me vlerën e saj në treg u bë kompania më e vlefshme në botë.

Tencent Holdings Ltd. la pas Facebook-un me rritjen e vlerës së saj në Bursat e Hong Kongut për 2.38 për qind duke arritur në 523 miliardë dollarë.

Me këtë rritje të vlerës Tancent pas Apple, Alphabet, Microfost dhe Amazon u bë kompania e pestë më e vlefshme teknologjike në botë.

Kjo kompani, pronare e aplikacionit të rrjetit social në Kinë WeChat, të sistemit të pagesave mobile Wechat Pay dhe të Tencent Video, i cili është ekuivalent i Youtubes në këtë mënyrë u bë kompania më e madhe teknologjike në Azi.

Gjiganti i teknologjisë dhe të rrjetit social në Kinë, Tencent Holdings ltd, i themeluar në vitin 1998 në bazë të vlerës së saj la pas edhe gjigantin e kompanisë tregtare përmes internetit Alibaba.

WeChat, i cili ka 980 milionë përdorues aktiv në muaj punon sikur aplikacioni WhatsApp dhe Facebook. Nëpërmjet këtij aplikacioni për një ditë dërgohen rreth 38 miliardë mesazhe./Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here