Kompania kosovare ndan rrogën e 14-të për punëtorët e saj

Mos i humb

Kompania “Meka Halal Food” nga Dragashi ka bërë të ditur sot se ka dhënë rrogën e 14-të për të gjithë punëtorët e kësaj kompanie.

Me tutje, kreu i kësaj kompanie, Burim Piraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook përveç se ka bërë të ditur ekzekutimin e pagës së 14-të për punëtorët, ai paralajmëron se nga data 1 shkurt paga minimale e një punëtori do të jetë 300 euro me të gjithë shpenzimet të paguara nga kompania.

Postimi i plotë:

“Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi!

Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të.

Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 EURO me të gjithë kontributet të paguara nga kompania!

Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë!”, ka shkruar Burim Piraj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit