Kompanitë private dëmtojnë gypat, banorët mbesin pa ujë!

Mos i humb

Banorët e rrugës Mati 1 në Prishtinë, specifikisht tek “Chelsea Point”, janë duke u ankuar se qe dy ditë kanë probleme me ujin.

Zyrtarë nga Ujësjellësi kanë thënë se problemi qëndron tek kompanitë private, pasi që sipas tyre, ato gjatë punës po i dëmtojnë gypat e ujit.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë brenda një jave që kompanitë private po shkaktojnë probleme.

“Në rastin në fjalë ne si Ujësjellës jemi ndihma më e madhe për konsumatorët e ndërtesave Chelsea Point. E them këtë për arsye se disa kompani private janë duke punuar në atë pjesë”.

“Gjatë ditës së djeshme, punëtorët e ujësjellësit kanë intervenuar dy herë për hir të konsumatorëve, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme, ekipet tona janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rregullimin e gypave që po dëmtohen nga kompanitë private”.

“U bëjmë thirrje kompanive private që të kenë kujdes maksimal me gypat e ujësjellësit sepse kjo është hera e dyte brenda një jave që po dëmtohen gypat e ujësjellësit nga kompanitë private”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit