Kompjuterët përballen me një problem

Mos i humb

Të gjithë kompjuterat e botës janë me probleme dhe të duhen ndoshta vite të tëra për rregullimin e plotë të tyre. 3 javë pasi ekspertët pikasën mangësi të mëdha në procesorët kompjuterikë, CNN citon Ellison Anne Williams, themeluesen e firmës së sigurisë, Enveil, të pohojë se kjo është një lloj katastrofe.

Sipas saj ka probleme në memorien e çdo kompjuteri dhe sa herë që nis e merresh me të, gjerat mund të marrin shumë shpejt për keq. Disa nga fashat rrezikojnë të bëjnë veprime të paparashikuara. Do të duhet kohë për të parë sesi do të shkojë situata, thotë Ëilliams. Një keqfunksionim pas rregullimeve të bëra nuk është befasues, nënvizon CNN.

Çështja vazhdon ai, është masive dhe cënueshmëria kaq thellë e rrënjosur në bllokun që krijon kompjuterin, sa vështirësitë duken të destinuara të vazhdojnë. Dy dobësitë e reja të zbuluara tek procesorët modernë, truri i kompjuterëve dhe smartfonët, Meltdoën e Spectre, lejojnë vjedhjen e informacioneve nga memoria dhe fakti që janë më të sofistikuar se të tjerët, e bën riparimin e dëmit të tyre të vështirë.

Rreziku kryesor lidhet me ekspozimin e të dhënave thelbësore të ndjeshme, të tilla si fjalëkalimet e ruajtura në kompjuter, por edhe fotot personale, e-mail, mesazhe të menjëhershme dhe madje edhe dokumente kritike biznesi. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit