Kompromis për Kosovën, refreni monoton i Vuçiçit

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka deklaruar sot në Sofje se Beogradi dëshiron që problemin e Kosovës ta zgjidhë me kompromis dhe e ka falënderuar kryetarin e Bullgarisë Rumen Radev për përkrahjen që i ofron Serbisë në rrugën europaine dhe që për këtë përpiqet të dëgjohet zëri i Serbisë.

Duke theksuar se për Serbinë anëtarësimi i saj në BE në vitin 2025, është plan ambicioz, Vuçiq ka thënë se Serbia do të japë çdo gjë nga vetja për të plotësuar të gjitha kriteret, duk thënë se për të ka kritere të shtuar , e ai është zgjidhja e problemit për Kosovën.

“Ne dëshirojmë të arrijmë kompromis – a do t’ia dalim nuk varet vetëm nga njëra palë, pasi për çdo kompromis është i nevojshëm pajtimi i së paku dy palëve e nga një herë edhe të shumë palëve”, citon “novosti” të ketë thënë Vuçiq pas takimit me kryetarin e Bullgarisë, transmeton koha.net. Ai në veçanti e ka falënderuar Radevin, i cili shumë herë paska thënë “se është me rëndësi të dëgjohet zëri i Serbisë”.

“Nëse dikush mendon se zgjidhja është që Serbia të humbasë të gjitha e të tjerët t’i fitojnë të gjitha, të jenë të kënaqur, e Serbia të jetë e pakënaqur dhe e poshtëruar-ne mendojmë se për këtë zgjidhje nuk do të ketë dhe për këtë arsye jemi për kompromis dhe për këtë shkak e falënderojmë kryetarin Radev i cili dëshiron t’i dëgjojë edhe idetë e Serbisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi”, ka thënë Vuçiq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit