Komuna e Prishtinës shkel ligjin, favorizoi një kompani për tenderin e drunjve dekorativ

Mos i humb

Komunës së Prishtinës edhe pse Pranvera po ikën nuk mbjellë ende pemë, përveç disave që ia falen për nder të Ditës së Tokës.

Krejt kjo për shkak se Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës në mënyrë të kundërligjshme e realizojë një tender për mbjelljen e rreth 4000 drunjve dekorativ duke e favorizuar një kompani të caktuar.

Kryetari i Prishtinës po mundet që në rrjetet sociale të postoi fotografi vetëm me lule të mbjellura, por jo drunj.

Përfundimisht Komuna e Prishtinës u gjet në faj për tenderin “Furnizimi me drunj dekorativ për hapësirat gjelbëruese të qytetit të Prishtinës”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit i kërkoi Komunës që ta ktheje në rivlerësim këtë procedurë të prokurimit ngase kur e shpalli fitues kompaninë N.T “Biti-Com” kishte bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik.

OSHP –ja gjeti që Komuna e Prishtinës shkeli mbi kriteret e veta kur e shpërbleu me kontratë “Bit-Com” për tenderin e rreth 100 mijë eurove.

Paneli Shqyrtues gjeti se si kriter për këtë tender ishte kërkuar certifikata sanitare e prejardhjes se mallit nga BE, kurse kompania e rekomanduar për kontrate kishte ofruar certifikata fito sanitare e cila është për dhe (substrat), dhe nuk ka treguar prejardhjen se drunjte janë me prejardhje nga BE, ndërsa ky aktivitet i prokurimit ka të beje me furnizim me drunj dekorativ e jo furnizim me dhe. Andaj. OSHP-ja i kërkoi Komunës që brenda 10 ditëve ta njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë për rivlerësimin e këtij tenderi.

Fillimisht, njoftimi për kontrate ne lidhje me këtë aktivitet te prokurimit është bere me 30.01.2018. Hapja e ofertave është bere me 07.03.2018

Njoftimi për dhënie te kontratës nga Komuna, lidhur me këtë aktivitetit te prokurimit është bere me 27.03.2018, ku është rekomanduar për kontratë kompania me e lirë, NT”Biti Com” nga Podujeva, me një çmim prej 99 mijë e 820 euro.

Kundër njoftimit për dhënie te kontratës, lidhur me këtë aktivitetit te prokurimit,  kompania NTP “Lulishtja Bucaj” nga Graçanica me 30.03.2018, ka bërë kërkesë për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues.

Autoriteti Kontraktues (Komuna e Prishtinës)  me datën 04.04.2018 ka marre vendim që të refuzohet kërkesa për rishqyrtim e OE NTP “Lulishtja Bucaj” – Gracanice si te pa bazuar.

Kompania ankues “Lulishtja Bucaj” si palë e pa kënaqur, ka deponuar ankesë në OSHP, me 11.04.2018, kundër njoftimit për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizimi me drunj dekorativ në hapësirat dhe parciet e qytetit të Prishtinës” me nr. prokurimi: 616/18/007/111 te inicivar nga “KK-Prishtinë” duke pretenduar se: Autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin 6, 7, 59, 60, 69 dhe 70 të Ligjit për Prokurimin Publik te Kosovës.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, me 18.04.2018 ka autorizuar ekspertin shqyrtues profesional të prokurimit për të shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore.

Eksperti Shqyrtues në raportin e tij, lidhur me pretendimin ankimore sa i përket Certifikatës Fito Sanitare ku në FDT është kërkuar te dëshmohet Certifikata Fito sanitare, Eksperti profesional bazuar ne kërkesën e lartcekur vlerëson se OE ankues nuk ka te drejte ne pretendimin ankimor për faktin se OE i rekomanduar për kontrate nga AK, ka ofruar certifikatën fito-sanitare nga Holanda ( te datës 27/02/2018) për produktet e kërkuar e ne aneksin 1 te dosjes se tenderit, për faktin se OE i rekomanduar për kontrate certifikatën te cilën e ka ofruar si e tille e plotëson kërkesën e AK-së, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, sa i përket pretendimit ankimor se OE i rekomanduar për kontrate nuk ka arritur te dëshmoje ne lidhje me certifikatën e origjinës se mallit dhe dudi doganor i cili kërkohet për drunjte dekorativ, eksperti profesional vlerëson se ky pretendim nuk qëndron për faktin se këto dy dokumente nuk kane qene kërkese ne FDT por autoriteti kontraktues këto dy dëshmi është i obliguar ti kërkoje gjate fazës se furnizimit përkatësisht gjate implementimit te kontratës me OE.

Eksperti profesional duke u bazuar ne sqarimet e lartpërmendura i ka propozuar panelit shqyrtues qe ankesa e kompanisë ankimore të aprovohet si e pa bazuar, dhe te mbetet ne fuqi vendimi i AK-se KK Prishtine.

Por, operatori ekonomik ankues përmes parashtresës me shkrim te datës: 27.04.2018, ka njoftuar Panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertit shqyrtues.

Ndërsa, në seancën e shqyrtimit kryesor te datës 08.05.2018, ku kanë qenë prezent paneli shqyrtuesi i OE ankues, Autoriteti Kontraktues, dhe eksperti shqyrtues, u shqyrtuan shkresat e lendes duke e bere kontrollimin dhe analizimin e dokumentacionit për këtë procedurë të prokurimit

Gjatë prezantimit në seancë përfaqësuesi i kompanisë ankimore deklaroj se: “Çështja kryesore është te dokumentet sanitare qe kane kërkuar. Kur kemi konkurruar është kërkuar certifikata sanitare e prejardhjes se mallit nga BE. Kur kemi pas qasje ne dokumente pranë AK-se pasi është shpall fituesi, kemi pa se sanitaret nuk janë ne përputhje me kërkesat ne Paramase te dosjes. Ne qasje kemi pa një certifikate fito sanitare e cila është për dhe (substrat), dhe nuk ka treguar prejardhjen se drunjte janë me prejardhje nga BE. Kërkesë e dosjes se tenderit ka qene siç ceka qe certifikata sanitar te jete me prejardhje nga BE. Te njëjtin problem kemi pas edhe me KK Fushe Kosove, dhe ne fund malli ka ardhur nga Serbia dhe Shqipëria dhe deri me sot nuk i janë kryer pagesat OE në fjalë”.

Në seancë është deklaruar edhe përfaqësuesi i Autoritetit kontraktues si dhe kompania e rekomanduar për kontratë, ku kanë hedhur poshtë konstatimet e kompanisë ankimore.

Pas shqyrtimit te shkresave të lendes, shqyrtimit te pikave pretenduese te parashtruesit te ankesës, konstatimeve, analizës konkrete dhe rekomandimeve te ekspertit shqyrtues, deklarimit te palëve ne procedure, diskutimeve dhe shoshitjes se provave në tërësi gjate seancës për shqyrtim kryesor, Paneli Shqyrtues sqaron se është kërkuar certifikata sanitare e prejardhjes se mallit nga BE, kurse kompania e  rekomanduar për kontrate ka ofruar certifikata fito sanitare e cila është për dhe (substrat), dhe nuk ka treguar prejardhjen se drunjte janë me prejardhje nga BE, ndërsa ky aktivitet i prokurimit ka to beje me furnizim me drunj dekorativ e jo furnizim me dhe.

Andaj, paneli shqyrtues obligon autoritetin kontraktues qe gjate rivlerësimit ti përmbahet ne detaje kërkesave të dosjes se tenderit dhe të njoftimit për kontrate ne lidhje me këtë aktivitet to prokurimit, dhe ti zbatoje në tërësi dispozitat e LPP-së.

oshp-vendimi

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit