Komuna e Suharekës merret shembull nga Let’s Do It Kosova

Mos i humb

Lets’s Do It Kosova ka përgëzuar vendimin e fundit të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, për ndërmarrjen e një hapi shumë të rëndësishëm, atë të mirëmbajtjes së ambientit. Muharremaj sot ka nxjerr një udhëres ku përmes së cilës çdo biznes është i obliguar që hapsirën publike para lokalit të tij ta pastrojë çdo ditë.

Kjo urdhëresë e lëshuar sot nga kryetari Muharremaj është tejet vlerësuese dhe në të njejtën kohë shumë shpresdhënëse për Let’s Do It Kosova.

Lidhur me këtë, Let’s Do It Kosova, në faqën zyrtare në facebook, u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që ta ndjekin shembullin e Komunës së Suharekës, për ta pasur një ambient sa më të pastër.

Ky është postimi i plotë i Let’s do it Kosova:

Let’s Do It Kosova e përgëzon Komunën e Suharekës, përkatësisht kryetarin e kësaj Komune, Bali Muharremaj, për ndërmarrjen e hapave konkret për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Së fundmi kjo Komunë ka nxjerr në Urdhëresë përmes së cilës e obligon një biznes që hapësirën publike para lokalit apo objektit në të cilin ushtron veprimtarinë biznesore ta pastrojë çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së mjedisit. Të njëjtin biznes, komuna e ka paralajmëruar që në rast të moszbatimit të kësaj urdhërese, do të merren masa ndëshkuese nga organet kompetente, bazuar në Udhëzimin Administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore.

Let’s Do It Kosova e vlerëson këtë urdhëresë si mjaft inkurajuese dhe shpresëdhënëse për mjedisin, dhe shpreson se të njëjtin shembull do ta ndjekin edhe komunat tjera, me qëllim të mirëmbajtjes së hapësirave publike që shfrytëzohen nga të gjithë.

Kjo çështje ka qenë po ashtu një nga temat e diskutimit gjatë takimit që drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj zhvilloi para disa ditëve me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremajn, me qëllim të ruajtjes së mjedisit në këtë komunë.

Po ashtu, në atë takim Let’s Do It dhe Komuna e Suharekës u dakorduan që edhe më tej të vazhdojmë bashkëpunimin në projekte që promovojnë ruajtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e mundësive ligjore për gjobitjen e ndotësve.

#Kosovapopastrohet

#Suhareka

Fotografia e Let's Do It Kosova

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit