Komuna e Zveçanit shpenzon shuma marramendëse për telefona e tollona

Mos i humb

Në komunën e Zveçanit para të shumta po shpenzohen për telefona, internet e tollona nafte.

Vetëm gjatë vitit të kaluar  janë shpenzuar mbi 32 mijë euro. Të paktën kështu thuhet në gjetjet e raportit të Auditorit.

Për 11 numra të telefonit dhe për shërbime të internetit, vetëm në vitin 2017 janë shpenzuar 13 mijë e 650 euro.

“Komuna, nuk ka një rregullore të brendshme për shpenzimet e telefonisë fikse dhe mobile, derisa për 11 numra të telefonit dhe për shërbime të internetit në vitin 2017 ka shpenzuar 13,650€”, thuhet në raportin e Auditorit.

Por shkeljet më të mëdha po dalin të jenë te furnizimi me derivate.

Në Zveçan shpenzimet për derivate janë rritur për 12 mijë euro në vitin 2017.

“Shpenzimet totale të derivateve për vitin 2017 ishte 19,222€ dhe përfaqësojnë më shumë se 7% të shpenzimeve totale për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve. Krahasuar me vitin paraprak komuna i ka rritur shpenzimet për 12,026€”, ka gjetur Auditori.

Madje edhe pse çmimi i naftës dhe benziës vazhdimisht ka ndryshuar, kjo komunië me shumicë serbe derviatet gjithmoën i ka berë me çmim 1.13 euro.

Edhe pse sipas kontratës, komuna do të duhej të monitoronte çmimet në bursat ndërkombëtare.

“Me rastin e furnizimeve me derivate, komuna, sipas kontratës duhej të monitorojë ndryshimet e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Megjithatë, kjo nuk është bërë, ndonëse ka pasur ndryshime në çmimin e tregut, komuna gjithnjë është furnizuar me çmimin fiks për naftë dhe benzinë prej 1.13€ për litër”, ka gjetur Auditori, shkruan lajmi.net.Probleme gjithashtu janë evidentuar edhe në menaxhimin e personelit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit