“Komuniteti ndërkombëtar të kalojë në veprim për të ndaluar sulmet në Idlib”

Mos i humb

Kryetari i Koalicionit Kombëtar të Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare, Abdurrahman Mustafa, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë në veprim për të ndaluar sulmet intensive ndaj venbanimeve civile të ndërmarra nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në “rajonin për uljen e tensioneve në Idlib”.

“Në Idlib po vendosen në objektiv fëmijët dhe spitalet. Regjimi dhe mbështetësit e tij po bombardojnë Idlibin. Rusia këtë mënyrë po e zbaton që nga viti 2015 në Siri për të eliminuar kryengritjen popullore. Edhe në Dera dhe rajonet e tjera kanë bërë të njëjtën gjë”, tha për AA, Mustafa duke folur për sulmet intensive të ndërmarra ndaj venbanimeve civile nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në “rajonin për uljen e tensioneve në Idlib”.

“Sulmet kundër Idlibit do të kenë rezultate negative për të gjitha shtetet. Vendosja e civilëve në objektiv do të rritë edhe më shumë krizën njerëzore. Do të shkaktojë valë të reja dhe më të mëdha të migrimeve në Evropë”, tha Mustafa.

Ai thotë se “Është e qartë politika që po ndjek Rusia ndaj krizës siriane, e cila është në favor të një zgjidhjeje ushtarake. Prandaj, vendet që kanë një ndikim në marrëveshjen e për uljen e tensioneve duhet ta mbrojnë këtë marrëveshje. Opozitarët ushtarakë do ta mbrojnë deri në fund Idlibin, prandaj nuk do të jetë e lehtë për Rusinë dhe Iranin që ta marrin nën kontroll atë territor atje”.

Si pasojë e sulmeve të regjimit dhe mbështetësve të tij, dhjetëra mijëra familje kanë migruar në pjesën veriore të vendit, ka thënë Mustafa. Sipas tij, “Rusia nuk i pëmbahet asnjë marrëveshjeje. Ajo ka preferuar zgjidhjen ushtarake për të mbrojtur regjimin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kalojë në veprim për të ndalur sulmet në Idlib”.

– “Pikat e vëzhgimit, mburojë që do të pengojnë përparimin e regjimit në Idlib”

Pasi ka bërë të ditur se ka besimin që nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë detyrën pikat turke të vëzhgimit në Idlib që u formuan në kuadër të bisedimeve të Astanas, Mustafa tha se “Pikat e vëzhgimit të Turqisë, janë mburojë që do të pengojnë përparimin e regjimit në Idlib. Detyra e këtyre pikave është të përcaktojnë shkeljet e armëpushimit”.

“Turqia është një vend efektiv në rajon. Ndërsa sulmet e regjimit kundër pikave turke të vëzhgimit në rajon, janë një mjet presioni të bëra që Turqia të bëjë lëshime politike. Këtë e bën edhe Rusia”, tha Mustafa.

Duke vënë theksin se Turqia mbron integritetin territorial të Sirisë, Mustafa thekson se “Ne e mbështesim udhërrëfyesin e Munbixhit. Shpresojmë që të vendoset në zbatim sa më shpejtë. Edhe ne si Koalicionit Kombëtar i Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare nuk duam praninë e organizatave terroriste separatiste që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit