Koncesionet morën 5.1 mld lekë, Ahmetaj: Rënia e euros, efekti negativ, 5 mld lekë

Mos i humb

5,1 miliardë lekë është fatura që buxheti i shtetit ka paguar për koncesionet në 7 mujorin e parë të vitit, kjo përbën 70% të shumës të programuar për këtë vit. Këtu futen kontratat për “check up”-in, hemodialzës, inceneratorët etj.

Por këtu nuk janë përfshirë paratë e tjera që shqiptarët paguajnë nga xhepi për koncesionet që kanë marrë të drejta monopol, si skanimi i kontenierëve, aeroporti i Rinasit apo pasaportat. Në 2017 për vetëm për tre këto koncesionare u paguan 78 milionë euro.

Po ashtu, shqiptarët paguajnë edhe rreth 30 milionë euro të tjera në vit për energjinë që OSHEE blen nga hidrocentralet e vogla, kosto kjo që përfshihet në çmimin final të faturës së energjisë.

Vitin tjetër fatura e koncesioneve do të fryhet edhe më shumë për buxhetin. Janë rreth 35 milionë euro që shtohen nga kontratat e reja të parteritetit publik-privat, për ndërtimin e disa akseve kombëtare dhe shkollave publike.

Koncesionet janë dhënë nga qeveri të ndryshme, por nga viti në vit kosto e tyre po rritet. Në programin buxhetor afatmesëm qeveria parashikon qe në vitin 2021 pagesat totale për koncesionet do të arrijnë në rreth 145 milionë euro.

Ministri i Financave ishte në Komisionin e Ekonomisë ku mbrojti ndryshimin e buxhetit të shtetit me akt normativ, opozita nuk merrte pjesë. Ahmetaj tha se efekti negativ i zhvlerësimit të euros në të ardhurat e qeverisë është rreth 5 miliardë lekë për 8 mujorin, ndërkohë me ndryshimet buxhetore do të ketë disa rialokime dhe parashikohet dhënia e një shpëmbilmi prej 5 mijë lekësh për pensioniste në fund të vitit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit