Konferenca e Klimës, nën hijen e ndarjeve politike

Mos i humb

 

Ndarjet brenda Europës dhe tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sfida më e madhe për bisedimet e reja të ndryshimeve klimatike të OKB që fillojnë të dielën në Poloni.

Negociatat janë duke u zhvilluar në një kohë kur shkencëtarët paralajmërojnë se temperatura mesatare globale deri në fund të shekullit pritet të rriten nga 3 deri në 5 gradë Celsius, të cilat tejkalojnë planet për rritjen e kufizuar në dy gradë ose më pak.

COP24 (Konferenca e Palëve) është më më e rëndësishmja e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike që nga Marrëveshja e Parisit 2015.

Ajo mbahet nga 2 deri më 14 dhjetor në qytetin polak të Katovicës, për shkak të shfrytëzimit të qymyrit në një nga zonat më të ndotura në Evropë.

Është një mrekulli nëse konferenca do të ketë sukses, vlerëson presidenti polak.

Për delegatë nga 195 vende, konferenca duhet të përfundojë “Rregulloret” dhe të plotësojë Marrëveshjen e Parisit, nga e cila Shtetet e Bashkuara duan të tërhiqen me urdhër të presidentit Donald Trump.

Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ishte reduktimin e emetimit të gazrave serrë si pasojë e përdorimit të lëndëve djegëse fosile (torfe, qymyrguri, nafta, gazi natyror), për të arritur në kufizimin e rritjes së temperaturave globale në një nivel mes 1.5 dhe 2 gradë Celsius krahasuar me nivelet para-industriale.

Duke reduktuar pjesën e lëndëve djegëse fosile, tendenca është që të kufizohen ekstremet gjithnjë e më të shpeshta të klimës, të zbuten nivelet në rritje të detit dhe zhdukja e llojeve bimore dhe shtazore.

Deri në vitin 2040 temperatura do të rritet me 1,5 gradë

Me marrëveshje, çdo vend është i angazhuar për të luftuar ngrohjen globale, por nevojiten rregullore për të reduktuar me të vërtetë emetimet e gazrave serrë dhe për të monitoruar nga afër këtë proces.

Shkencëtarët e OKB-së kanë njoftuar se deri në vitin 2040 temperatura mesatare në botë do të rritet me 1.5 gradë Celsius.

Kjo tejkalon edhe parashikimet më të ftohta, dhe sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, temperaturat globale do të rriten nga tre deri në pesë gradë Celsius deri në 2100. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit