Konfirmohet aktakuza ndaj ish-zv/ministrit të MPMS-së, akuzohet se keqpërdori mbi 12 mijë euro

Mos i humb

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-zv/ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, i cili po akuzohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rrahmani në seancën e së enjtes, nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit Jusuf Bytyqi, ka paraqitur në gjykatë kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave me të cilat prokuroria pretendon se ka përfituar jashtëligjshëm mbi 12 mijë euro.

Kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave e refuzoi kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi, i cili deklaroi se kundërshtimet e mbrojtjes nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme që të hedhet aktakuza e prokurorisë.

Prokuroria pretendon se Rrahmani, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare, zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerr shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, nga shuma e përgjithshme e cila ishte tërhequr, Rrahmani ia ka kthyer 7.504.51 euro, ndërsa dëmi aktual ndaj MPMS-së arrin vlerën prej 4.858.89 eurove./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit