Konfirmon Haradinaj: Shpenzimet për rastin Dehari i mbulon qeveria

Mos i humb

Duke raportuar para deputetëve lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do t’i plotësojnë kërkesat e familjes për hetim të pavarur.

Haradinaj së pari në fjalën e tij tha se vdekja e Deharit është një rast që i ka prekur të gjithë.

Kryeministri ka theksuar se do t’i plotësojnë kërkesat e familjes për hetim të pavarur.

“Prej që kam ardhur në pushtet kemi pasur biseda në qeveri për këtë temë. Kemi qenë të hapur që me i plotësu kërkesat e prindërve për hetim të pavarur”, tha Haradinaj.

Ai theksoi gjithashtu se edhe shpenzimet do t’i mbulojë qeveria.

“Kemi shku në atë shkallë që me pranu edhe institutin që e ka përcaktu familja. S’do të ketë asnjë pengesë nga qeveria në këtë drejtim. Shpenzimet e parapara i mbulon qeveria. Është detyrë dhe obligim i yni”, tha Haradinaj.

Ky i fundit gjithashtu kërkoi nga deputetët që të mos ndërhyjnë në gjyqësor./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit