Kongo, kërkohet të mbrohen të drejtat e pacientëve me Ebola

Mos i humb

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) ka paralajmëruar qeverinë e Republikës Demokratike të Kongos kundër diskriminimit dhe ngacmimit të civilëve përderisa vendi po përballet me virusin Ebola.

Drejtori i shëndetësisë dhe i të drejtave të njeriut i kësaj organizate ndërkombëtare, Diderik Lohman, tha se mbrojtja e të drejtave të njeriut është çelësi për t’iu përgjigjur shpërthimit të fundit të virusit Ebola, duke i këshilluar qeverisë të kufizojë përdorimin e karantinës si një nga mënyrat e luftimit kundër sëmundjes.

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut është çelësi për t’iu përgjigjur shpërthimit të virusit Ebola. Kufijtë e lirisë së lëvizjes dhe masa të tjera që kufizojnë të drejtat themelore duhet të jenë të ligjshme, të nevojshme dhe proporcionale”, tha Lohman.

Ai po ashtu i kërkoi qeverisë të përgatit mbrojtjen e punonjësve të shëndetit dhe grave me prioritet, si dhe të sigurojë mbikëqyrje dhe monitorim efektiv.

Që nga viti 1976, në Kongo më shumë se 800 persona kanë vdekur gjatë tetë shpërthimeve të mëparshme të virusit Ebola.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 8 maj njoftoi se kishte raste të konfirmuara të virusit Ebola në vend.

Deri më tani, mbi 25 persona kanë vdekur nga Ebola në vend, ndërsa mbi 50 raste të sëmundjes janë konfirmuar. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit