Konjufca: Nuk mund të votohet platforma e një ekipi që nuk ka asnjë kompetencë juridike

Mos i humb

“Çështja është më e ndërlikuar sesa kaq sa flasim për këtë problematikë ngaqë mendoj se duhet thënë e vërteta deri në fund, me të gjitha dimensionit. Kryeministri nuk është dashur ta thërrasë këtë seancë ngaqë është tërhequr nga dialogu me Serbinë. Këtë mbledhje ka mund ta thërrasë Limaj, i cili është zëvendëskryeministër. Paradoksi tjetër është se është tërhequr nga një rezulutë e kuvendit të Kosovës, ndërsa ka prezantuar se si duhet të duket marrëveshja me Serbinë, me 13 dhjetor. Se si do të duket ajo. Ajo është më e rëndësishme se platforma. Dua të pyes se çka ka ndodhur me atë marrëveshje. Kryeministri duhet të na tregojë nëse është tërhequr nga ai dokument sepse nëse nuk është tërhequr atëherë kjo merr një dimension tjetër”. ka deklaruar Glauk Konjufca.

Ai ka shprehur se delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti nuk ka asnjë kompetencë dhe nuk mund të miratohet asnjë platformë e njerëzve jo kompetentë./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit