Konjufca paralajmëron protesta, nëse preket territori i Kosovës

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes përfundimtare ndërmet dy vendeve.

Konjufca ka thënë se në asnjë mënyrë nuk bënë të ketë korrigjim apo shkëmbim territoresh, dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë VV-ja nuk do të rri duarkryq.

“Nëse preket territori Kosovës do të ketë protesta, kjo është më e pakta që mundemi me bo. Nëse ka një marrëveshje për shkëmbim territoresh atëherë presidenti Thaçi është më mirë me marr atë marrëveshje me shti në xhep e me ik prej Kosove, sepse një marrëveshje e tillë nuk kalon, dhe këtu VV-ja s’ka çka me prit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka theksuar se është mirë që të gjitha partitë t’i bashkojnë forcat dhe të dalin nga “thesi” që i ka futur presidenti Hashim Thaçi.

“Kemi nevojë për masa emergjente për me shpëtua prej asaj kornize që na ka fut presidenti. Të gjitha partitë duhet mi bashku forcat politike që me dalë prej thesit që na ka fut presidenti, thes ky i rrezikshëm që cenon shtetin e Kosovës”, ka thënë Konjufca në një intervistë për telegrafin.

Ai ka propozuar edhe nxjerrjen e një dokumenti nga Kuvendi i Kosovës, ku të gjitha partitë politike dakordohen që presidenti Hashim Thaçi të mos mund të negocioj më në emër të Kosovës për asgjë.

“Territori i Kosovës është i panegociushem, presidenti ka hyrë në një veprim të tillë dhe parlamenti merr vendim që gjithçka që ai ka diskutuar kthehet në pikën 0 dhe ky njeri nuk mund të flasë më në emër të Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Tutje Konjufca ka folur edhe për çështjen e buxhetit, kërkesat e PSD-së si dhe për zgjedhjet e mundshme në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit