Konsumimi i çajit sipas grupit të gjakut

Mos i humb

Çaji është një nga pijet më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe më e këshilluara nga mjekësia popullore dhe jo vetëm. Por keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menuja e barit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi?

Në të vërtetë sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë. Ja si duhet të jetë çaji juaj:

1.Grupi i gjakut A

Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut. Çajrat që rekomandohen për ta janë të bazuara në xhenxhefil, xhensen, çaj jeshil dhe Mate, i cili është i njohur si një zëvendësim për kafen. Një zgjedhje ideale e çajit për ta është gjithashtu një përzierje e xhensengut dhe xhenxhefilit.

2.Grupi i gjakut 0

Personat që i përkasin grupit të gjakut 0 janë shumë emocionalë dhe analitikë. Janë të prirur për të vuajtur nga stresi dhe kanë vazhdimisht nivele të larta të kortizolit në organizëm. Çajrat më të mirë për ta janë: çaj jeshil, çaji i pastër me lule jasemini, një kombinim i jaseminit, vaniljes dhe kanellës, si dhe çaji i kamomilit.

3.Grupi i gjakut B

Njerëzit me grupin e gjakut B zakonisht kanë aktivitet metabolik të reduktuar, si rrjedhojë rrezikojnë të preken nga sëmundjet autoimune, shtimi në peshë, lodhja kronike dhe gjumi i parregullt. Ata kanë një sistem të qëndrueshëm, i cili ndihmon tretjen e ushqimit, por një mbrojtje të dobët kundër baktereve. Ata duhet të pinë çaj me fruta pylli, çaj majdanozi, trumze dhe rozmarine.

4.Grupi i gjakut AB

Zgjedhja ideale e çajit për personat me grupin e gjakut AB është një përzierje e çajit jeshil dhe menexhikut. Për meshkujt me grupin e gjakut AB është veçanërisht e rekomanduar përzierja e hithrës dhe mentes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit