Kontrollet e policisë në Lezhë-Kurbin/ Tre të arrestuar e dy nën hetim, çfarë u zbulua

25
0

Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë kanë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:
S.H., 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.
Z.V., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Gj.P., 63 vjeç, banues në Shkodër, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasit:
Gj.N., 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
E.J., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatorë me 4 fishekë pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” “Mbajtje pa leje e armëve sportive”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here