Kontrolli i drejtësisë, në sitë të DSIK 800 deklarime

Mos i humb

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pothuajse ka përfunduar kontrollin e 800 deklaratave të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

Në një takim në Tiranë të agjencive inteligjente për sigurinë e informaconeve të klasifikuara ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, deputetja Ermonela Felaj kërkoi nga institucionet ruajtjen e të dhënave për lidhjet e dyshimta të prokurorëve gjyqtarëve.

“DSIK duhet të sigurojë edhe informacionet që do të përdoren për gjykimin e pastërtisë së figurës së një gjytari apo prokurori për lidhjet shoqërore të tij”, tha Ermonela Felaj, kryetare e komisionit të sigurisë kombëtare.

Në fakt ndonëse një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për integrimin në Bashkimin Europian, Shqipëria ka një ligj të vjetër sa i takon mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara që lidhen edhe me sigurinë kombëtare.

Për hërë të fundit ai është amenduar në vitin 2006 dhe në jo pak raste ka krijuar vakume ligjore si në rastet e prokurimeve që për shkak të natyrës nuk duhet të bëhen publike./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit