Kore e Jugut, 22 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë

Mos i humb

Në zjarrin që përfshiu të enjten në mbrëmje ndërtesën tetë katëshe në qytetin Jecheon të Koresë së Jugut, humbën jetën 22 persona ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Një zyrtar i Shërbimit zjarrfikës të Jecheon-it tha se numri i të vdekurve mund të rritet, meqë ekipet e shpëtimit edhe më tej kërkojnë në ndërtesë pasi zjarri është fikur. Zyrtari ka folur me kusht që të mbetet anonim.

Ai shtoi se shumica e njerëzve që kanë humbur jetën kanë shfrytëzuar banjon publike në katin e dytë dhe të tretë, gjë që ua ka vështirësuar arratisjen.

Mediat lokale treguan video në të cilat zjarrfikësit me ndihmë të kamionëve dhe helikopterëve luftuan me zjarrin ndërsa një person nga dritarja kërceu në dyshekun për shpëtim.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por sipas zyrtarit të Shërbimit zjarrfikës, supozohet se ka shpërthyer në parkingun e ndërtesës. Ndërtesa ka pasur disa restorane, objekt për rekreacion, banjo publike dhe një terren të mbyllur për stërvitje të golfit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit