Koreja e Jugut, raketa paralajmëruese kundër avionit rus

Mos i humb

Ushtria e Koresë së Jugut ka shkrepur dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes njoftoi se sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se forcat koreano-jugore kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zbrapsur avionin rus.

– Rusia mohon akuzat e Koresë së Jugut për shkelje të hapësirës ajrore

Rusia ka mohuar pretendimet e Koresë së Jugut se një avion rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se avioni luftarak i tipit 2 Tu-95 ka kryer një fluturim të planifikuar në zonën neutrale mbi Detin e Japonisë.

Në deklaratë vihet në dukje se avionët rusë veprojnë në destinacionet në përputhje me rregullat ndërkombëtare. “Avionët në përputhje me rregullat ndërkombëtare kanë kryer fluturim të planifikuar pa shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut. Avionët F-16 të Koresë së Jugut me manovrat e tyre kanë vendosur në rrezik avionët rusë. Ndaj avionëve tanë nuk është hapur zjarr paralajmërues”, qëndron në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut bëri të ditur se në të njëjtën kohë hapësirën ajrore koreano-jugore e kanë shkelur edhe dy avionë kinezë.

Seuli zyrtar paralajmëroi se do t’i dërgojë ankesë Moskës dhe Pekinit me kërkesë për të sqaruar nëse shkeljet e hapësirës ajrore ishin të qëllimshme apo të paqëllimshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit