Koreja e Veriut, e angazhuar për zhvillimin bërthamor

Mos i humb

Koreja e Veriut do të mbetet e angazhuar për zhvillimin bërthamor të vendit në vitin 2018.

Kjo theksohet në një raport të publikuar nga KCNA, agjensia shtetërore e lajmeve koreanoveriore, në të cilin paralajmërohen vende te tjera që të mos presin ndryshime në politikat e vendit. Në raportin e titulluar “Asnjë forcë nuk mund të mposhtë pavarësinë dhe drejtësinë”, shkruhet se Koreja e Veriut, si një vend i përgjegjshëm bërthamor, do të vazhdojë programin e saj si mënyrën e vetme për t’u mbrojtur nga kërcënimet. Emri i armikut është po i njëjti.

“Koreja e Veriut do të vazhdojë të përforcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse dhe të sulmeve parandaluese me forcën bërthamore në qendër të strategjisë, për sa kohë SHBA dhe vasalët e tyre do të na kërcënojnë”, shkruhet në raport.

Në këtë të fundit theksohet aftësia e Koresë për të goditur në zemër të SHBA-së. Gjatë gjithë vitit 2017, Koreja e Veriut kreu disa teste raketash balistike, duke injoruar rezolutat dhe sanksionet e OKB-së, të cilat i ka konsideruar si akte lufte./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit