Koreja e Veriut ia kthen SHBA-së mbetjet mortore të ushtarëve të saj

Mos i humb

 

 

Koreja e Veriut ia ktheu SHBA-së mbetjet mortore të ushtarëve amerikanë që humbën jetën gjatë Luftës Koreane mes viteve 1950-1953.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, mbetjet mortore janë dërguar në bazën ajrore amerikane Osan në Korenë e Jugut me avion amerikan mallrash të tipit C-17 Globemaster pasi fluturoi nga Aeroporti Kalma në qytetin verikorean Wonsan.

Mbetjet mortore u kthyen me rastin e 65 vjetorit të përfundimit të luftës me nënshkrimin e armëpushimit.

Edhe pse autoritetet amerikane nuk kanë njoftuar se për sa ushtarë bëhet fjalë, disa burime pohuan se në arkivole gjendeshin mbetjet mortore të 55 ushtarëve.

Para dërgimit në laboratorin e mjekësisë ligjore në Hawaii, pritet që për ushtarët të mërkurën të mbahet një ceremoni zyrtare e kthimit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në rrjetin social Twitter, tha se pas shumë viteve kjo ngjarje do të jetë në çast i mrekullueshëm për shumë familje.

“Falemnderit, Kim Jong-un”, ka shtuar Trump.

SHBA muajin e kaluar dërgoi në kufirin verikorean arkivole, numri i të cilëve ishte theksuar se është planifikuar të jetë 215, për kthimin e mbetjeve mortore të ushtarëve amerikanë.

Kthimi i ushtarëve amerikanë vjen pas marrëveshjes së arritur në këtë drejtim në samitin mes Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un që u mbajt muajin e kaluar në Singapor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit