Koreja e Veriut kërcënon se do të mbajë armët bërthamore

Mos i humb

 

 Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, deklaroi se nuk mund të presë përparim në zbatimin e marrëveshjes për denuklearizim të cilën e arritën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përderisa Washingtoni zyrtar vazhdon të mbajë theksin e tij tek sanksionet.

Shteti i izoluar mori hapa për çmontimin e lokacionit ku kryente testet bërthamore, që para mbajtjes së samitit Koreja e Veriut-SHBA më 12 qershor të këtij viti, megjithatë të dyja palët akoma nuk kanë arritur të caktojnë një afat kohor brenda të cilit Pheniani do të duhej të heqë dorë nga armët bërthamore të cilat i ka në posedim.

Gjatë ditës së enjte, e përditshmja shtetërore e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, publikoi një tekst në të cilin thuhej se hapi i parë drejt paqes do të duhet të jetë dhënia fund e Luftës Koreane 1950-53 e cila ende është në fuqi, mirëpo nga ana tjetër, Washingtoni këmbëngul se para se të ndodhë kjo, që do të shoqërohet me heqjen e sanksioneve, Pheniani do të duhet detyrimisht të denuklearizohet.

Në një kumtesë së Koresë së Veriut të enjten, janë kritikuar SHBA-të, për mos ndërmarrjen e hapave reciproke, si përgjigje ndaj veprimit të Phenianit i cili ia ktheu SHBA-ve mbetjet mortore të ushtarëve amerikanë që humbën jetën gjatë Luftës Koreane mes viteve 1950-1953.

Ministria kërcënoi se do të ndalojë me denuklearizimin “pasi SHBA-të mohojnë madje edhe bazën për një dialog duke përqafuar skenarin e vjetër të veprimit i cili si i tillë është provuar nga të gjitha administratat e mëparshme, por që kanë rezultuar si të dështuara”, thuhet në reagimin e publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA.

Megjithatë, në kumtesë ofrohet një rrugë përpara nëse SHBA-të përgjigjen sinqerisht “qoftë edhe me një vonesë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit