Koreja e Veriut kërcënon: SHBA të heqin sanksionet

Mos i humb

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të rikthejë në jetë, një politikë shtetërore që synon të fuqizojë arsenalin e saj bërthamor, nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ekonomike mbi vendin.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm koreano-verior, mbrëmjen e së premtes. Ai tha se Koreja e Veriut mund të rikthehet të punojë për avancimin e forcës së saj bërthamore dhe zhvillimin ekonomik, nëse Amerika nuk do të ndryshojnë qëndrim.

Peniani, sidoqoftë, nuk kërcënoi me tërheqje nga negociatat aktuale bërthamore me SHBA-të, por akuzoi Uashingtonin se po anashkalon angazhimet e marra nga udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un dhe presidenti Donald Trump, në takimin e tyre të qershorit në Singapor, për një gadishull Korean pa armë bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha ndërkohë se planifikon javën e ardhshme të bisedojë me homologun e tij koreano-verior. Pompeo nuk tregoi vendin apo datën e takimit, që sipas gjasave do të ketë si qëllim të bindë Korenë e Veriut të ndërmarrë hapa më konkretë drejt denuklearizimit dhe të shtrojë bazat për një takim të dytë mes Trump dhe Kim Jong-un./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit