Koreja e Veriut lejon gazetarët nga Seuli të ndjekin mbylljen e poligonit bërthamor

Mos i humb

 

 

Autoritetet e Koresë së Veriut, kanë lejuar në momentet e fundit grupin e gazetarëve nga Koreja e Jugut të marrin pjesë në mbylljen e poligonit për teste bërthamore në Kore të Veriut.

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë, mëngjesin e djeshëm, me një fluturim special nga Kina, u nis për në Korenë e Veriut, për të ndjekur nga afër aktin e mbylljes së poligonit bërthamor Punggye-ri, megjithatë në avion nuk ishin tetë gazetarët koreano-jugorë, të ftuar më herët, të cilët mëngjesin e sotëm morën leje, dhe me një fluturim direkt do të udhëtojnë nga Seuli.

“Përshëndesim lejen për gazetarët tanë për të udhëtuar në Korenë e Veriut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë jugkoreane për Bashkim, Baik Tae-hyun.

Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se varësisht nga kushtet klimatike, nga e mërkura deri të premten do të shkatërrojnë poligonin Punggye-ri, në të cilin janë kryer të gjithë testet bërthamore të Phenianit, gjithsej gjashtë.

Në vazhdën e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve, për mbylljen e poligonit në fjalë ishin ftuar edhe gazetarë të huaj, përfshirë një grup nga Seuli. Megjithatë, javën e kaluar ndodhi një kthesë, në të cilën Koreja e Veriut ndërpreu dialogun në nivelin më të lartë me Seulin, nga shkaku i stërvitjes ushtarake në të cilën po marrin pjesë edhe trupat amerikane, që për Phenianin paraqet një provokim.

Seuli zyrtar të martën tentoi të vë kontakt me Phenianin, por se ky i fundit refuzoi të pranojë gazetarët.

Ministri i Koresë së Jugut për Bashkim, Cho Myoung-gyon, shpreson që zhvillimet e fundit të mos ndikojnë në rrezikimin e takimit Trump- Kim Jong-un, i paralajmëruar për datën 12 qershor në Singapor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit