Koreja e Veriut reagon ndaj sanksioneve të SHBA-ve

Mos i humb

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho dënoi vazhdimin e sanksioneve nga ana e SHBA-ve, përkundër “veprimeve për qëllime të mira” të Koresë së Veriut.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, Yong Ho i cili ndodhet në Singapor në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) tha se SHBA-të po vazhdojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut përkundër “veprimeve për qëllime të mira” të Qeverisë së Phenianit si moratorium i shpallur për çështjen e testimeve bërthamore dhe raketore.

Sipas tij, për krijimin e një besimi të plotë në mes të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut duhet të ndërmerren hapat e njëkohshme nga të dyja palët. “Avancimi i kërkesave të njëanshme, në vend të rikthimit të besimit, do të thellojë edhe më shumë mosbesimin. Besimi nuk është një ndjejnë që mund të përfitohet nga nata deri në mëngjes”, tha ministri verikorean.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të gjitha vendeve, duke filluar nga Rusia, që të mos shkelin sanksionet kundër Koresë së Veriut.

Ai tha se çdo shkelje mund të neutralizojë synimin për pastrimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore. “Presim që rusët dhe vendet tjera të respektojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të vendosin sanksione ndaj Koresë së Veriut”, ka thënë Pompeo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit