Koreja e Veriut reagon për sanksionet e OKB-së

Mos i humb

Koreja e Veriut sanksionet e reja të miratuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), i ka konsideruar si “akt lufte”.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, të publikuar në agjencinë zyrtare të lajmeve KCNA të Koresë së Veriut, thuhet se sanksionet e reja të miratuara në KS të OKB-së janë “arsyeja për luftë që shkelin paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Gadishullin Korean”.

Ndër të tjera në deklaratën ku theksohet se këto sanksione nuk janë të ndryshme nga bllokada ekonomike kundër Phenianit, pretendohet se SHBA-të dhe aleatët e saj janë “të tmerruar” përballë fuqisë bërthamore të Koresë së Veriut.

Sipas rezolutës së pranuar në OKB të premten, mbështetur nga Kina dhe Rusia, parashikohet që të bllokohen 90 për qind e produkteve të naftës të eksportuara në Korenë e Veriut dhe qytetarët e Koresë së Veriut që punojnë jashtë vendit duhet të kthehen në vend brenda 24 muajve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit