Koreja e Veriut refuzon mundësinë për bisedime me SHBA-në

Mos i humb

Agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve (KCNA) njofton se kreu i Departamentit për çështjet me SHBA-në në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut, Kwon Jong Gun ka deklaruar se “Zv.ministrja e parë e jashtme Choe Son Hui tha se ende ka persona që flasin për ndërmjetësim në bisedime mes dy vendeve edhe pasi Koreja e Veriut u shpreh qartë se nuk do të bisedojë me SHBA-në”.

“Nëse duhet ta shprehim hapur, nuk kemi qëllim për t’u ulur përballë me SHBA-të”, deklaroi Kwon.

Duke vënë në dukje se Choe pak kohë më parë ka shprehur qartë qëndrimin e saj për “thëniet e pavend për një samit Kore e Veriut-SHBA”, Kwon Jong Gun tha se përpjekjet e Koresë së Jugut për “ndërmjetësim” do të jenë të kota.

Zv.sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Biegun pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, për të biseduar lidhur me bisedimet e ndërprera bërthamore.

Pheniani nuk planifikon të vazhdojë bisedimet bërthamore me SHBA-në

Kreu i Departamentit për çështjet me SHBA-në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut, Kwon Jong Gun në një deklaratë të shtunën tha se nuk kanë plan të vazhdojnë bisedimet bërthamore me SHBA-në përsa kohë që ky vend nuk braktis politikat “armiqësore” kundër qeverisë së Phenianit.

“A është e mundur të bisedohet ose të bëhet marrëveshje me SHBA-në e cila vazhdon politikat e saj armiqësore kundër Koresë së Veriut duke injoruar marrëveshjet e arritura më parë në samit?”, tha ai.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton në një deklaratë të enjten kishte pretenduar se presidenti amerikan Donald Trump para zgjedhjeve mund të zhvillojë një samit surprizë në muajin tetor me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un për herë të parë u takuan në Singapor më 12 qershor 2018 ku arritën një dakordim për paqe të qëndrueshme dhe për pastrimin e Gadishullit koreano-verior nga armët bërthamore.

Dy liderët u takuan më pas në kryeqytetin vietnamez, Hanoi më 26-27 shkurt 2019 por samiti nga ajo që pritej përfundoi në mënyrë të shpejtë dhe pa marrëveshje. Së fundmi Trump dhe Kim u takuan në ‘zonën e çmilitarizuar’ mes dy Koreve dhe u dakorduan për vazhdimin e procesit të bisedimeve bërthamore.

Bisedimet në nivel pune që u mbajtën në tetor 2019 në Suedi mes dy vendeve u ndërprenë pasi sipas koreanoveriorëve, amerikanët vazhdojnë “qëndrimet dhe veprimet e vjetra”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit