Koronavirusi, mbi 15.000 të vdekur në mbarë botën

Mos i humb

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri (COVID-19) u rrit në mbi 15.000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, (AA).

Virusi, i cili u paraqit në qytetin kinez Wuhan në muajin dhjetor, është përhapur në të paktën 167 shtete dhe rajone në mbarë botën, përderisa gjithsej 15.308 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar shifrën 349.000.

Deri më tani, gjithsej 100.165 persona të diagnostifikuar me COVID-19 janë shëruar nga sëmundja.

Italia, Kina, Spanja dhe Irani vazhdojnë të jenë në mesin e shteteve më të prekura.

Edhe pse Kina ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me afro 81.500, Italia regjistroi numrin më të madh të vdekjeve të ndërlidhura me koronavirusin, me gjithsej 5.476 vdekje në më shumë se 59.100 raste. Kina, vendi nga buron virusi, është e dyta pas Italisë me 3.153 vdekje.

Mbi 1.800 persona kanë vdekur në Spanjë, ndërsa në Iran numri i të vdekurve është rreth 1.700. Rastet e konfirmuara në Spanjë janë rreth 30.000, ndërsa në Iran pothuajse 22.000.

Shumë shtete kanë kufizuar fluturimet nga vendet më të prekura dhe kanë miratuar orë policore pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandemi botërore dhe përkufizoi Evropën si epiqendrën e re të sëmundjes.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tejkalojnë në masë të madhe të dhënat e përpiluara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilat azhurnohen çdo ditë, por vetëm për rastet e raportuara deri në orën 16:00 sipas kohës lokale për rastet e ditës paraprake.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit